Jashari falënderon personat që po u qëndrojnë afër familjeve nevojtare
Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka falënderuar të gjithë personat e vullnetit të mirë që po u qëndrojnë afër familjeve nevojtare në këtë kohë pandemie.
Ai ka thënë se si komunë janë duke u angazhuar që çdo ndihmë që vjen në adresën e tyre, ta dërgojnë në çdo shtëpi të rasteve sociale me qëllim të shmangies se mundësisë të infektimit me virusin Covid-19.
“Besnik Sefer Gashi, nga Krysheci, me banim në Gjermani, ka dhuruar 1000 kg miell për familjet në nevojë, në këtë situatë pandemie. Në emër të tij sot donacionin e dorëzoi, familjari i tij, Fatos Gashi, kryetar i fshatit Kryshec. Në emrin tim dhe të gjithë qytetarëve të Skenderajt, falënderoj Besnik Gashin dhe gjithë personat e vullnetit të mirë që po u qëndrojnë afër familjeve nevojtare në këtë kohë pandemie. Bashkë do ta kalojmë edhe këtë sfidë”, ka shkruar ai.























