23:10 / 09.05.2020
Shërohen edhe 6 të infektuar në Ferizaj, shkon në 93 numri i përgjithshëm
Ferizaj vazhdon trendin pozitiv sa i përket pandemisë COVID-19. Kjo komunë tash e disa ditë nuk ka shënuar asnjë rast pozitiv.
Madje sot janë shëruar edhe 6 pacientë duke e quar në 93 numrin e personave të shëruar.
“Edhe 6 ferizajas të shëruar që rrit në 93 numrin e të shëruarve nga COVID-19 e zero raste të reja”, ka bërë të ditur kryetari Agim Aliu.























