19:17 / 10.05.2020
Në Obiliq aktivizohet ekrani për kontrollin e cilësisë së ajrit
Në qendër të qytetit përkatesisht në sheshin “Aziz Zhilivoda“, është vendosur dhe aktivizuar ekrani mobil për matjen e cilësisë së ajrit në Komunën e Obiliqit.
Ky ekran kontrolli është dhuruar nga JICA (Agjencia Japoneze e Bashkëpunimit Ndërkombetar) në kuadër të një projekti bashkëpunues me MMPH-në dhe Drejtorin e Mjedisit.
Tashmë, qytetarët do kenë mundësi të njoftohen për cilësinë e ajrit dhe nivelin e ndotjes së ajrit në kohë reale.
Gjendja momentale e ajrit është e mirë.























