KRU "Prishtina" nis zhbllokimin e pusetave në Prishtinë,Fushë Kosovë,Obiliq
Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se sot do të bëhet pastrimi dhe zhbllokimi i disa pusetave nëpër disa lagje në Prishtinë.
KRU “Prishtina” thotë se mirëmbajtja e rrjetit të ujërave të zeza është më se e domosdoshme për një funksionim të mirëfilltë të rrjetit.
Theksohet po ashtu se në mirëmbajtje mund të kontribuojnë edhe qytetarët, duke u kujdesur që të mos hedhin mbeturina në rrjetin e kanalizimit.
Ekipet e KRU “Prishtina”, që mirëmbajnë rrjetin e ujërave të zeza, gjatë ditës së sotme do të merren me zhbllokimin/pastrimin e disa pusetave në zona të ndryshme të shërbimit, si: “Lagjja e Spitalit” në rrugën “Ahmet Korenica” në Prishtinë, në fshatin Plemetin të komunës së Obiliqit, rruga “Ferit Curri” në Obiliq, rruga “Mahir Domi” në Prishtinë, fshati Bardhosh në afërsi të autostradës, fshati Shkabaj, rruga “Mehmet Gradica”, lagjja “Ulpiana”, soliteri nr. 2 Prishtinë, në fshatin Bresje, rruga “Bedri Pejani” dhe rruga “Ilir Konushevci” në Prishtinë.























