Alpinisti amerikan shpëtohet në momentet e fundit nga polici jashtë detyre

Alpinisti amerikan shpëtohet në momentet e fundit nga polici jashtë detyre

Një video dramatike që është publikuar nga autoritetet në Kaliforni të SHBA-ve, shfaqin momentin kur kalimtarët e rastit dhe një polic jashtë detyre shpëtojnë një 24-vjeçar, i cili derisa po bënte alpinizëm në Kaliforni kishte rënë në ujërat e rrëmbyeshëm.

“Alpinisti në fakt po ecte përgjatë shtegut Angels Fools në Madera, kur duket se nuk e vlerësoi mirë shpejtësinë e ujit që rridhte nëpër lumin që vendosi ta kalojë”, thuhet në kumtesën e zyrës së sherifit në Madera.

“Rryma e ujit e kishte mbajtur të ngujuar dhe për pak sa nuk e ngufati”, ka deklaruar policia që kishte dalë në vendin e ngjarjes, shkruan Independent.

Alpinistin e ri e kishte gjetur fillimisht polici jashtë detyre i cili gjatë orarit të punës patrullon nëpër autostradat e Kalifornisë, ndërsa në kohë të lirë ecë nëpër shtigje kodrinore me familjen e tij.

Brand Donley kishte përdorur një lloj toje të bluzës për ta tërhequr nga rrymat e fuqishme të ujit. Në videon amatore të publikuar më poshtë, shihet se si Donley dhe kalimtarët e tjerë të rastit ia shpëtojnë jetën të riut.

“Çdo sekondë kalonte sasi e madhe e ujit. Është vështirë të paramendohet se dikush mund të shpëtojë në ato rrethana”, ka deklaruar Donley për ABC News.