Një mijë e 305 familje nga tetë komuna ndihmohen me pako ushqimore
Një mijë e 305 familje janë ndihmuar me pako ushqimore dhe mbi 32 tonë miell nga Ambasada e Emirateve Arabe gjegjësisht nga Fondacioni “Khalifa Bin Zaned Al Nahjan”, përmes projektit “Shporta e Ramazanit në Republikën e Kosovës”.
Përmes Ministrisë se Financave dhe Transfereve këto pako ushqimore janë ndarë në gjithsej tetë komunat e Kosovës, Mitrovicë, Skenderaj, Prizren, Rahovec, Fushë Kosovë, Obiliq, Lipjan, Ferizaj dhe në dy strehimore të grave të dhunuara.
25 pako ushqimore janë shpërndarë të enjten në lagjen e komunitetit romë në Fushë-Kosovë, për invalid dhe jetimët, si dhe 13 pako për rastet sociale në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.
Nga Ambasada e Emirateve Arabe në Podgoricë, Ibrahim Fadlalla, tha se këto pako shkojnë për familjet e varfra.
Ai njoftoj se shpërndarje e pakove ushqimore ka filluar nga viti 2015, është projekt i përjetshëm në shenjë të muajit të shenjtë të Ramazanit.
“Kemi ardhur me e realizua projektin në muajin e shenjtë të ramazanit, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Transfere divizioni për Mirëqenie Sociale”.
“Kemi bërë shpërndarjen në tete komuna rreth Kosovës, dedikuar familjeve të varfra. Pakot përmbajnë produktet bazike si miell, vaj, makarona, oriz. Jemi në përmbyllje të projektit, janë gjithsej 1 305 familje”.
Aktivist i komunitetit Romë në Fushë-Kosovë, Ridvan Gashi, tha se komuniteti romë ka qenë më i prekur nga pandemia, raporton EO.
“Falënderoj përfaqësuesin e Emirateve të Bashkuara në Kosovë, që në këtë kohë pandemie dhe në kohë ramazani komuniteti romë ka qenë me i prekur sepse kemi shumë raste sociale”.
“I kemi ndihmuar 25 familje që janë invalidë dhe jetimë. Urime ky muaj dhe shpresoj të mbyllet kjo pandemi”.
Këto ndihma kanë filluar nga data 6 maj. Fondacioni ka filluar punën që nga pas lufta, ku i ka dalë në ndihmë shumë familjeve dhe do të jetë vazhdimësi edhe në vitet në vijim.























