Zjarri kaplon pishat në Kamenicë
BKT
Kosovë

Zjarri kaplon pishat në Kamenicë

Erërat e forta që po frynë në Kosovë kanë sjell shumë telashe në furnizimin me rrymë.

Pos furnizimit me rrymë, erarët e forta kanë bërë që shumë tela të tensionit të lartë të energjisë elektrike të këputën dhe të ndizen vatra të zjarrit.

Policia e Kosovës raporton se në Kamenicë  si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në disa tela të tensionit të lartë janë përfshirë një pjesë e pishave në një sipërfaqe rreth 5 hektarë.

Lidhur me rastin janë njoftuar zjarrfikësit të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Rasti është iniciuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.


MË SHUME NGA Kosovë