Kërkohet ndihma e qytetarëve për Sabit Hoxhën, baba i katër fëmijëve
Sabit Qazim Hoxhës nga fshati Obranqë i Podujevës i duhet ndihma e qytetarëve. Ai është baba i 4 fëmijëve dhe vuan nga leukemia akute, mjekimi i tij duhet të bëhet në Turqi.
Sabiti është i papunë dhe jeton në gjendje të rëndë sociale. Të gjithë ata që kanë mundësi të kontribuojnë mund ta bëjnë këtë përmes Bankës në numrin e gjirollogarisë së gruas së tij: Fatmire Hoxha (gruaja e Sabit Hoxhës) Raiffaisen Bank: 1501150002659713 Nr Personal:1004249271.
Ministria e Shëndetësisë nga fondi i vet ka ndihmuar me 30,000 euro kurse 60,00 euro nga qytetarët, por Sabitit i duhen edhe 50,000€ që nevojiten për shërimin e tij. Ai aktualisht gjendet në Turqi dhe shërimi i tij varet nga ndihma financiare të cilat familja nuk i ka dhe jeta e tij është në rrezik pasi që spitali i kërkon këtë shumë të parave. Ju mund ta kontaktoni familjen e Sabitit në Nr e telefonit: +38345604056.























