Ahmeti: Filluan punimet e rikonstruktimit të rrugës “Xheladin Hana”

Ahmeti: Filluan punimet e rikonstruktimit të rrugës “Xheladin Hana”

Kanë filluar punimet rikonstruktimit të rrugës “Xheladin Hana” në lagjen Bregu i Diellit (te banesat e bardha)Këtë e ka bërë të ditur, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

tatusi i plotë i tij:

Punimet e rikonstruimit të rrugës “Xheladin Hana” në lagjen Bregu i Diellit (te banesat e bardha) kanë filluar para disa muajve por cilësia e zbatimit të projektit nuk ka qenë e pranueshme.

Sipas kushteve të kontratës, cilësia e punimeve garantohet nga kompania e kontraktuar. Prandaj edhe kemi kërkuar përsëritjen e punimeve të riasfaltimit të gjithë gjatësisë të rrugës.

Falenderojmë kompaninë dhe ekipet në terren për përkushtimin!