Klina asnjë rast me COVID-19, doktori Bojaj tregon çelësin e suksesit

Klina asnjë rast me COVID-19, doktori Bojaj tregon çelësin e suksesit

Gazmend Bojaj, doktor në Mjekësinë Familjare në Komunën e Klinës, ka thënë që në këtë komunë nuk ka raste të reja me COVID-19, si dhe personi i fundit i prekur ka rezultuar negativ.

Bojaj ka thënë se kjo komunë është në gjendje stabile dhe shumë të mirë.

“Gjendja në këtë komunë është shumë e mirë. Sot po bëhen 17 ditë me zero raste nga rasti i fundit që kemi pasur të prekur me COVID-19. Qendra e Mjekësisë Familjare punon 24 orë, të gjitha janë të furnizuara me material dhe me mjete mbrojtëse”, ka thënë ai, përcjell Telegrafi.

Sipas tij, çelësi i suksesit që kjo komunë nuk ka raste të reja më COVID-19 është reagimi i shpejtë, që në fillim.

“… Klina nuk ka raste me COVID-19. Kemi pasur gatishmëri shumë të shpejt pasi kemi formuar Shtabin emergjent në Klinë. Rasti i parë që është lajmëruar ne menjëhërë kemi gjurmuar kontaktet dhe i kemi izoluar 14 persona. Ndoshta ky ka qenë suksesi ynë. Menjëherë pas rastit të parë, pas një jave jemi komuna e parë që cdo pacienti që ka ardhur i ka dezinfektu duart pastaj ka bërë vizitë tek mjeku. Kemi marr masa të jashtëzakonshme në gjurmimin e rasteve”, u shpreh Bojaj, shkruan Telegrafi