Jashari e Lladrovci shkojnë për ngushëllime në familjen Zhitia

Jashari e Lladrovci shkojnë për ngushëllime në familjen Zhitia

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, kanë shkuar për ngushëllime në familjen Zhitia në Llugë të Podujevës.

Përmes një statusi në fcb Jashari ka vlerësuar lart angazhimin e Sylë Zhitisë, i cili vdiq dy ditë më parë.

Kujtojmë se Sylë Zhitia është vëllai i heroit Afrim Zhitia.

Ky është statusi i Jasharit:

Sot, me Kryetarin Lladrovci , kemi shkuar për ngushëllime te Baca Osman e Nëna Qamë me rastin e ndarjes fizike të birit të tyre të shtrenjtë e shokut tonë, Sylës.

Dhimbja është e madhe sepse Syla që nga koha e veprimtarisë ilegale dhe deri sot, në shtetndërtim, shquhej me bujarinë, sinqeritetin dhe atdhedashurinë, duke ndjekur rrugën e vëllait hero, Afrimit.

Syla do të mbetet i paharrueshëm, si shok, bashkëveprimtar e kontribuues i madh për çështjen kombëtare.

I përhershëm qoftë kujtimi për Sylë Zhitinë!