​Komuna e Obiliqit nënshkruan memorandum bashkëpunimi me KEK-un

​Komuna e Obiliqit nënshkruan memorandum bashkëpunimi me KEK-un

Kryetari i Komunës së Obiliqit Xhafer Gashi dhe ushtruesi i detyrës së drejtorit ekzekutiv të KEK-ut Luigj Imeri kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi për hartimin e projektit ideor për fazën e parë të projektit “Gjelbërojmë Tokën për Ardhmërinë- Parku i qetë” në fshatin Dardhishtë.

Përmes këtij memorandumi, komuna e Obiliqit do të bëjë hartimin e projektit ideorë, ndërsa KEK-u si pronar i tokës, do të bëjë mostrimin dhe analizimin e tokës dhe ujërave në zonën e projektit, në këtë mënyrë do t’i mundësohet Bankës Botërore hartimi i Planit të Rregullimit dhe VMNS për fazën e parë të projektit.

Gjatë këtij takimi, kryetari Gashi ka falënderuar u.d. e kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut, për bashkëpunimin në ofrimin e makinerive për largimin e materialeve inerte dhe mbetjeve të rrënojave të objekteve të ish-restorantit të KEK-ut dhe po ashtu u dakorduan se një bashkëpunim i tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen, njofton Zyra për informim pranë Komunës së Obiliqit.