Haziri:Nga 80 teste asnjë i infektuar në Gjilan, 32 persona janë vetizoluar

Haziri:Nga 80 teste asnjë i infektuar në Gjilan, 32 persona janë vetizoluar

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka njoftuar se, nga 80 teste që janë bërë sot në këtë komunë, asnjë rast nuk ka rezultuar me COVID-19.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka bërë të ditur se 32 persona janë vetizoluar.

“Lajm shumë i mirë për Gjilanin. Nga 80 testet e fundit për #Covid19. Nuk e kemi asnjë rast të ri të infeksionit.32 qytetarë janë në vetizolim, por në menaxhim dhe kontroll nga organet shëndetësore dhe emergjencat civile”, ka thënë Haziri.

Ai ka apeluar tek qytetarët të vazhdojnë t’i respektojnë vendimet e IKSHPK-së.

“Ju lutem shumë që të vazhdoni t’i zbatoni vendimet e institucioneve të Republikës. Dil vetëm për shërbime, por duke i përdorë masat preventive, maskat, dorezat e duke e mbajtur distancën sociale”, thotë Haziri.

Më tej ka bërë të ditur se ‘janë shpërndarë 330 pako për familjet që persona me nevoja të veçanta, 50 tabletë për fëmijët e kësaj kategorie për mësim online, 250 dhurata të tjera, për të kulmuar me donacionin prej 13 shtretër hidraulik dhe tri banjo për këtë kategori.’

“Falëmnderit pafund Rotary Club Gjilani, Flamur Bunjaku, Lazim Destani, Rasim Merlaku, UNICEF Kosova, Handikos dhe të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë për shpirtin solidar”, thuhet në fund.