Stresi transmetohet edhe tek bimët

Stresi transmetohet edhe tek bimët

Bimët e modifikuara gjenetikisht arrijnë të transmetojnë kujtimin e një stresi tek filizat e tyre.

Kërkuesit kanë përdorur një bimë tipike në eksperimentet gjenetike, arabidopsis. Qëllimi i studimit, shpjegojnë autorët e tij, nuk është injektimi i geneve të bimëve të tjera, por fokusi ka qenë mbi kontrollin e funksionimit të një geni të bimës. 

Bëhet fjalë për genin Msh1 që kontrollon një gamë rrjetesh në bazë të rezistencës së bimëve. Kur një lule eksperimenton një situatë stresi si thatësirë apo nxehtësi e zgjatur në kohë, ajo ka aftësinë dhe fleksibilitetin të kundërpërgjigjet duke u përshtatur ndaj ndryshimeve mjedisore. 

Ndër këto reagime të bimës, geni Msh1 ka kontrollin pikërisht mbi rregullimin e rritjes, sjelljet e rrënjëve dhe vonesën e periudhës së lulëzimit. Të gjitha këto, si pasojë e kushteve të ambientit, çka do të thotë se bimët janë në gjendje të kujtojnë apo të trashëgojnë eksperiencën e tyre gjeneratave pasuese. 

Qëllimi i këtij eksperimenti është për të pasur kultura bujqësore më të forta dhe rezistente, shpjegojnë autorët e studimit, që është kryer nga universiteti shtetëror i Pensilvanisë dhe është publikuar në revistën shkencore Nature.


MË SHUME NGA Kuriozitete