​Haskuka thotë se dëmet nga vërshimet në kulturat bujqësore janë serioze

​Haskuka thotë se dëmet nga vërshimet në kulturat bujqësore janë serioze

Breshëri dhe reshjet e shumta ditëve të fundit kanë shkaktuar vërshime dhe dëme të mëdha në rajonin e Anadrinisë dhe fshatrat përreth.

Kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka ka thënë se fatmirësisht nuk ka pasoja te njerëzit, por dëmet janë serioze, sidomos në kulturat e ndryshme bujqësore.

Ai ka bërë të ditur se së bashku me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, kanë formuar komisionin për të evidentuar dhe vlerësuar dëmet në bujqësi, në mënyrë që të bëhet kompensimi i tyre.

“Po ashtu, edhe me Drejtorinë për Emergjencë dhe Siguri do të bëjmë analizën e terrenit për mundësinë e intervenimeve në shtratin e lumit dhe në infrastrukturë, në mënyrë që mos të përsëritet kjo gjendje nga fatkeqësitë e tilla natyrore”, ka shkruar Haskuka në Facebook.