Komuna e Lipjanit ndan bursa në vlerë 40 mijë euro për studentët  e dalluar
Sharr Travel

Komuna e Lipjanit ndan bursa në vlerë 40 mijë euro për studentët  e dalluar

Kuvendi i Komunës së Lipjani nesër pritet ta miratojë rregulloren për ndarjen e bursave për studentët e dalluar.

Kryetari Imri Ahmeti është shprehur i kënaqur që komuna që ai drejton do të ndajë bursa për studentë të dalluar të drejtimeve deficitare.


“Kemi ndarë 40 mijë euro me qëllim të mbështetjes të studentëve të dalluar nga komuna jonë në profilet e kërkuara dhe do të synojmë që për çdo vit të shtojmë numrin e atyre që do të përfitojnë bursa për studime nga komuna e jonë. Ndihemi mirë që do të realizojmë edhe një mundësi për mbështetjen financiare për studentë të dalluar të komunës sonë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.


MË SHUME NGA Nacionale