Kryhet për herë të pestë dezinfektimi i objekteve publike në Obiliq
Sharr Travel

Kryhet për herë të pestë dezinfektimi i objekteve publike në Obiliq

Procesi i dezinfektimit të objekteve dhe institucioneve publike të Komunës së Obiliqit është zhvilluar sot për herë të pestë.

Kryetari Xhafer Gashi ka bërë të ditur se janë përfshirë të gjitha institucionet që janë në shfrytëzim, përfshirë edhe xhamitë e kishat si pjesë e hapjes së tyre për besimtarët duke filluar nga data 28 maj sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë.

“Ne kemi ndërmarrë të gjitha masat në luftimin e këtij armiku të padukshëm dhe përkushtimi ynë po vazhdon në menaxhimin e kësaj pandemie, jemi shumë afër deri në normalizimin e situatës. Respektoni të gjitha rekomandimet e IKSHPK-së. Mos na kthe prapa”, ka shkruar Gashi në Facebook.


MË SHUME NGA Nacionale