Prishtina me qendër të qëndrimit ditor për persona me dëmtime intelekt
Sharr Travel

Prishtina me qendër të qëndrimit ditor për persona me dëmtime intelekt

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka vizituar sot hapësirat ku do bëhet qendra e qëndrimit ditor për persona me probleme mendore.

Qendra do të menaxhohet nga Klub House Dëshira e udhëhequr nga Nusret Shillova, e cila organizatë tash e 20 vjet me shumë vështirësi i ka qëndruar pranë këtij komuniteti. 

Qendra do të rinovohet dhe shumë shpejt do të jetë në shërbim të këtij komuniteti, ka shkruar Ahmeti në Facebook.


MË SHUME NGA Nacionale