Shumica objekteve të ndërtuara pa leje në Pejë prekin në prona të huaja
Sharr Travel

Shumica objekteve të ndërtuara pa leje në Pejë prekin në prona të huaja

Vetëm 200 kërkesa për legalizim të objekteve të ndërtuara apo të nisura pa leje janë tërhequr në administratën e Komunës së Pejës nga nëntori i vitit 2019, ndonëse në këtë zonë kadastrale janë mbi 13 mijë objekte të tilla. Me ligjin në fuqi për legalizim trajtohen vetëm kërkesat për projekte të nisura apo të realizuara më së voni deri në fund të vitit 2018.

“Prej kur kemi nisur këtë proces, kërkesat i kanë marrë mbi 200 veta. Në periudhën e pandemisë ky numër ka rënë në vetëm diku 20”, ka thënë zyrtari i administratës komunale të Pejës, Veton Agusholli, shkruan KOHA.

Vetëm gjysma e palëve që kanë marrë kërkesat, sipas Agushollit, kanë aplikuar në Drejtorinë e Urbanizmit për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje.

“Deri tash kanë aplikuar 95 veta për legalizim të ndërtimit pa leje. Prej tyre janë kryer rreth 40 lëndë”, ka bërë të ditur drejtori i Urbanizmit, Rajan Arapi.

Në mesin e atyre që kanë aplikuar ka edhe për objekte që kanë nisur të ndërtohen pa leje pas vitit 2018. Këto lëndë, sipas Arapit, nuk mund të përfshihen me Ligjin e tashëm të legalizimit.


MË SHUME NGA Nacionale