Autokinematë, argëtimi më i sigurt në kohë pandemie
Sharr Travel

Autokinematë, argëtimi më i sigurt në kohë pandemie

Shijimi i një filmi në ekranin e madh, në shoqërinë e miqve dhe kokoshkave janë mes kënaqësive të munguara gjatë kësaj kohe pandemie. Po ka gjithmonë alternativa; si ajo e kinemave verore nga ku filmat mund të shihen nga automjetet.

Pas dy muaj mbyllje, kinematë në ambient të hapur të Madridit mirëpritën sërish vizitorë. Nën kufizimin e 100 automjeteve për film dhe duke ruajtur distancën e sigurisë mes qytetarëve, autokinematë konsiderohen si opsioni më i sigurt i argëtimit të qytetarëve gjatë pandemisë.

“Ky është ndoshta aktiviteti më i sigurt argëtues në Madrid. Duhet sikur këto lloj kinemash janë krijuar për ketë virus, por gjithsesi ne kemi shtuar disa masa të tjera parandaluesi. Siç e shihni, kemi kufizuar kapacitetin në 100 makina dhe po ruajmë distancën sociale”, u shpreh Cristina Portas, bashkëthemeluese e kinemave.

Kompania “Autocine Race”, ekranizon filma prej 3-vitësh. Të mërkurën ngriti perdet për herë të parë që prej izolimit të Spanjës, me filmin e vitit 1978, “Grease”, me protagonist Olivia Newton-John dhe John Travolta./a2/