Dëmtimit të një gypi, një zonë e kryeqytetit mbetet pa ujë deri nesër
Sharr Travel

Dëmtimit të një gypi, një zonë e kryeqytetit mbetet pa ujë deri nesër

Për shkak të dëmtimit të një gypi të ujit, disa zona të Prishtinës sonte deri nesër do të mbesin pa ujë.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, njofton se gjatë orëve të sotme të pasdites është dëmtuar gypi i ujit me diametër fi 100 mm në lagjen “Prroi i Njelmët” në Zonën Industriale, rruga Prishtinë – Fushë Kosovë.

“Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit deri më tash ishin në vendngjarje për sanimin e tij. Ju njoftojmë se, për shkak të natyrës më të ndërlikuar të defektit, si pasojë e kabllove elektrike në afërsi të gypit dhe mosrrezikimit të jetës së punëtorëve, gjysma e sanimit ka mbetur të realizohet mëngjesin e ditës së nesërme”, njofton KRUP.

Me këtë rast, siç njofton KRUP, pa ujë të pijshëm janë lagjja “Prroi i Njelmët” Zona Industriale ( në afërsi të gypit të dëmtuar) deri te rrethi i lagjes “Arbëria” që lidhet me rrugën Prishtinë- Mitrovicë.

"Konsumatorëve u kërkojmë ndjesë dhe u premtojmë që me zbardhjen e ditës së nesërme, ekipet do të merren intensivisht me sanimin”, përfundoi njoftimi i KRUP


MË SHUME NGA Nacionale