Edhe Skenderaj nuk hap çerdhen
Sharr Travel

Edhe Skenderaj nuk hap çerdhen

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka njoftuar se për shkak të pranimit me vonesë të njoftimit nga Qeveria e Kosovës, çerdhja “Nëna Zahide” në këtë qytet nuk do të hapet sot.

“Për datën e hapjes së saj do të njoftoheni me kohë. Deri atëherë vazhdoni t’i kushtoni kohë fëmijëve në shtëpi, t’i edukoni e mishëroni me ngrohtësinë dhe edukatën familjare. Këtë vit 1 qershori-Dita e Fëmijëve po na zë pa aktivitete që zakonisht kemi realizuar si komunë, por sidoqoftë puna dhe angazhimi jonë për fëmijët po vazhdon çdo ditë”, shkruan ai ai në Facebook.

Ai ka bërë me dije poashtu se komuna që ai drejton së shpejti do të nis me ndërtimin e dy çerdheve të reja.

“Së shpejti fillojmë me ndërtimin e dy çerdheve të reja në qytetin tonë, për të siguruar ambient të mjaftueshëm për fëmijët, ku ata do të mësojnë socializimin dhe zhvillojnë aktivitete të ndryshme edukative. Fëmijët meritojnë kujdes të veçantë për çdo ditë, muaj e vit. Urime Dita e Fëmijëve!”, thotë më tej ai, transmeton Klan Kosova.

Me arsyetimin e njëjtë, çerdhet nuk janë hapur sot as në Drenas, Gjakovë dhe Obiliq.