Qendra e Studentëve me njoftim të rëndësishëm
Sharr Travel

Qendra e Studentëve me njoftim të rëndësishëm

Pas mbylljes si shfrytëzim për karantinë, Qendra e Studentëve iu ka bërë thirrje studentëve që të tërheqin gjësendet e tyre.

Që nga muaji mars e deri më sot, Qendra e Studentëve ishte shndërruar në karantinë me një vendim të qeverisë në detyrë.

Kjo qendër iu ka bërë thirrje studentëve që të tërheqin gjësendet e tyre pasi që konviktet tashmë janë dezinfektuar, shkruan lajmi.net.

Sipas njoftimit, të gjithë studentët që duan t’i tërheqin gjësendet e tyre janë të obliguar që të kenë të vendosura maska dhe doreza.

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

Njoftim për tërheqjen e gjësendeve të studentëve banues në konviktin nr.VI dhe studentët që nuk i kanë tërheqë ende gjërat nga konviktet tjera.

Njoftojmë studentet banuese të konviktit nr.VI se pas pastrimit dhe dezinfektimit të këtij konvikti mund të vijnë dhe të bëjnë tërheqjen e gjërave të tyre personale.

Duke u bazuar në rekomandimet e IKSHPK-së të gjithë studentët obligohen që të jenë të pajisur me masa mbrojtëse (maska dhe doreza).