​Nesër rihapen çerdhet në Obiliq
Sharr Travel

​Nesër rihapen çerdhet në Obiliq

Kryetari i Komunës së Obiliqit Xhafer Gashi ka bërë të ditur se pas dezinfektimit të çerdhes “Rrita e Jonë”, ambientet e këtij institucioni parashkollor janë të përgatitura dhe të sigurta, andaj rihapja e çerdheve në këtë komunë do të bëhet duke filluar nga dita e nesërme.

“Në kuadër të masave lehtësuese të fazës së tretë, përfshihet edhe rihapja e institucioneve parashkollore 0-5 vjeç, sot në objektin e çerdhes “Rrita e Jonë”, është zhvilluar procesi i dezinfektimit dhe në koordinim me drejtorin e DKA-së dhe drejtoreshën e IP “Rrita e Jonë”, ambientet e çerdhes janë të përgatitura dhe të sigurta, andaj njoftoj të gjithë prindërit se rihapja e çerdheve në komunën e Obiliqit, do të ndodhë nesër më 2 qershor 2020”, shkruan Gashi në Facebook.

Ndryshe, Komuna e Obiliqit ka ndërmarrë të gjitha masat për menaxhimin dhe parandalimi e koronavirusit, duke përfshirë procesin e dezinfektimit të institucioneve publike në pesë faza.