Foshnja disamuajshe në mesin e 5 të prekurve me COVID-19 në Fushë Kosovë
Sharr Travel

Foshnja disamuajshe në mesin e 5 të prekurve me COVID-19 në Fushë Kosovë

Nga gjithsej 27 rastet e reja që mbrëmë u konfirmuar me COVID19, prej tyre 5 janë në komunën e Fushë-Kosovës. Madje të prekur me koronavirus janë tre fëmijë, njëri disamuajsh.

Zëdhënësi i komunës së Fushë-Kosovës, Ali Topalli ka njoftuar se të gjitha këto raste janë rasti kontakti me familjarët e tyre në Vushtrri.

Topalli tha se gjendja shëndetësore e të prekurve është e mirë dhe janë duke qëndruar në vetëizolim.

Sipas tij, personat e prekur me COVID19, jetojnë në Bresje por që nuk kanë paraparë të izolohet ajo zonë.

“Nga mbrëmë ne zyrtarisht jemi të informuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik për 5 raste të reja në komunën e Fushë-Kosovës, bëhet fjalë për një familje janë të gjithë anëtarë të një familje të cilët jetojnë në Fushë-Kosovë por që janë raste kontakti me familjarët e tyre nga komuna e Vushtrrisë. Në bazë të informacioneve të fundit që kemi dhe kontakteve që kemi pasur nga sot në mëngjes gjendja e tyre shëndetësore është e mirë ata vazhdojnë të jenë vetëizoluar dhe sigurisht që do jenë çdo herë të mbikëqyrur nga organet kompetente... Janë pesë anëtarë të familjes mosha e tyre bashkëshortët janë të vitit 1980 dhe 85, dhe fëmijët janë 2010, 2015 dhe 2020...Si shtab emergjent i krizës nuk e kemi paraparë që të izolohet ajo zonë atje sepse e kemi nën kontroll të plotë atë zonë e vëzhgojmë atje por që do i përcjellim rrethanat, dhe në bazë të rrethanave sigurisht edhe do marrim hapat konkret”, tha ai.

Zëdhënësi i komunës së Fushë Kosovës tha se bizneset që janë hapur në fazën e tretë si dhe bizneset që janë hapur më herët janë duke i respektuar masat e qeverisë.

“Bizneset dhe gastronomia në përgjithësi janë duke i respektuar masat ashtu siç janë paraparë me udhëzimet administrative të Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve gjegjëse. Ne jemi vazhdimisht në terren dhe po monitorojmë situatën por që aktualisht janë duke e respektuar bizneset dhe të gjitha lokalet tjera janë duke i respektuar këto masa. Jemi të kënaqur me veprimin e tyre”, deklaroi Topalli.

Duke folur për mundësinë për të ndihmuar bizneset që veprojnë në komunën e Fushë-Kosovës, Topalli deklaroi se si komunë nuk mund ta përballojnë.

“Këto probleme dhe këto çështje janë tepër të vështira të përballohen nga komuna sepse dihet buxheti i komunave, dhe dihet kapaciteti që të gjejnë zgjidhje në këtë periudhë kohore që ka qenë bukur e vështirë. Orientimi ynë sigurisht është që nga pakoja e qeverisë së Kosovës nga ministria e Financave dhe pastaj te shohim se si do jetë mundësia që t’i ofrojmë mundësinë tu ndihmojmë sa më shumë këtyre bizneseve. Kemi bërë evidentimin e këtyre bizneseve, kemi bërë listat e punëtorëve të shohim se si është gjendja e tyre përafërsisht një lloj kalkulimi