Lansohet projekti “Green Queen”
Sharr Travel

Lansohet projekti “Green Queen”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se sot kanë lanësuar projektin “Green Queen”, i cili parasheh mbështjelljen e oxhakut të Termokosit me një̈ gjethe çeliku duke e transformuar objektin industrial në tërësi.

Ahmeti ka thënë se kjo është simbolikë e kalimit nga ndotja në gjelbërim.

Postimi i plotë:

Para qytetarëve të Prishtinës, bashkë me studio “1010” lansuam projektin “Green Queen” e cila e parasheh mbështjelljen e oxhakut të Termokosit me një̈ gjethe çeliku duke e transformuar objektin industrial në tërësi.
Me Visar Gecin kemi filluar ta diskutojmë para një viti. Ky projekt ideor është dhuratë falas nga Visari dhe ekipa. Ne kemi financuar 3d printimin qe qytetarët ta shohin para se ta vazhdojmë fazën e dytë.
Oxhaku është trashëgimi kulturore industriale. Mbështjellja me gjelbërim është edhe simbolike e kalimit nga ndotja në gjelbërim.
Flm 1010!