KRU “Gjakova” me njoftim të rëndësishëm për qytetarët
Sharr Travel

KRU “Gjakova” me njoftim të rëndësishëm për qytetarët

KRU “Gjakova” përmes një komunikate ka bërë të ditur se në fshatin Osek Hyl për herë të parë do të kyçen në rrjetin e ujësjellësit 50 familje.

Postimi i plotë:

KRU “Gjakova” është duke ekzekutuar punime në fshatin Osek Hyl, për her të parë po bëhet shtrirja e rrjetit të ujësjellësit në një pjes të fshatit, ku mëse 50 familje do të kyçen në rrjetin e ujësjellësit duke u furnizuar me ujë të pijes.

Gjatësija e tërsishme e rrjetit është 2500 m ndërsa vlera e kontraktuar është 24.611euro.

Ky projekt po realizohet me iniciativ dhe mjete vetanake të ujësjellësit KRU “Gjakova”.

Urojmë banorët e kësaj zone për ujin e pijes, të cilët janë konsumatorët më të rinj që do i shtohen ujësjellësit tonë.

KRU “Gjakova” sh.a
04.06.2020.