Thirrje për bojkotim të protestës anti-Amerikë
BKT
Kosovë

Thirrje për bojkotim të protestës anti-Amerikë

Disa persona kanë paralajmruar orrganizimin e një proteste kundër Amerikës dhe kundër Presidentit Trump para Ambasadës Amerikane në Prishtinë në mëngjesin e sotëm. Instituti për Liri dhe Drejtësi u bën thirrje qytetarëve që të bojkotohet ky organizim, dhe të mos bien në kurthin e propagandës anti-Amerikane të Kremlinit dhe Kinës komuniste.

Instituti për Liri dhe Drejtësi dënon ashpër defilime të tilla kundër aleatit më të rëndësishëm të Kosovës, në veçanti duke ditur se Amerika është edhe shteti prijës për liri dhe demokraci në botë. Është pikërisht Amerika vendi që na ka nxitur dhe mbështetur për të rritur nivelin e lirisë dhe tolerancës, për të forcuar demokracinë dhe institucionet, dhe për të luftuar diskriminimin dhe racizmin.

 

Për më tepër, ILD tërheq vërejtjen se para se të protestojmë kundër Amerikës për çështje racore, në radhë të parë duhet të protestojmë për të mbrojtur qytetarët tonë Romë, Ashkali dhe Egjiptianë nga diskriminimi me të cilin ata përballen çdo ditë. Poashtu, ILD tërheq vërejtjen se para se të protestojmë kundër demokracive të zhvilluara, fillimisht është dashur të protestojmë kur qytetarëve të Kosovës u janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore, sikur liria e lëvizjes dhe liritë fetare kur nuk lejohej lëvizja e lirë apo hapja e Tempujve të ndryshëm fetarë.


MË SHUME NGA Kosovë