Komuna që po shënon rekord të rasteve të reja me COVID-19
Sharr Travel

Komuna që po shënon rekord të rasteve të reja me COVID-19

Për më pak se tre muaj, Kosova ka regjistruar 1 mijë e 147 raste me koronavirus.

Prej tyre 30 persona humbën betejën me virusin COVID-19, ndërsa u shëruan 874.

5 rastet e fundit pozitive u shënuan në Fushë Kosovë, Vushtrri, Prizren e Prishtinë.

Vushtrria është një nga komunat që ka shënuar më së shumti raste të reja në ditët e fundit.

Siç njofton komuna, të gjitha janë raste kontakti, të ndërlidhura familjarisht ose tërthorazi në mes veti dhe që janë shkaktuar kryesisht si rezultat i lëvizjeve të pakontrolluara gjatë festës që sapo e kaluam, sepse nuk e kanë ditur që janë të infektuar me Covid-19.

Rasti i fundit që u konfirmua mbrëmë në këtë komunë nuk dihet ende nëse është rast kontakti apo rast i ri.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, nga data 08 shkurt deri më 04 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 15.880 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

 


MË SHUME NGA Nacionale