19:21 / 06.06.2020
Ja çfarë moti parashikohet për nesër
Sipas Institutit Hidrometerologjik të Kosovës nesër mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Vranësirat gjatë ditës vende-vende do të shoqërohen me shi dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-8 m/s.























