Një prej urave më të famshme në botë, tani “këndon”
BKT
   Kuriozitete

Një prej urave më të famshme në botë, tani “këndon”

Ura “Golden Gate”, një prej më të famshmeve në botë dhe një ikonë e qytetit San Francisko, ka nisur të “këndojë” dhe personat që jetojnë aty pranë nuk janë të sigurt nëse janë të mrekulluar apo të dëshpëruar.

Banorët thonë se tingujt e urës 83-vjeçare dëgjohen deri 4-5 kilometra larg. “Notat muzikore” që vijnë nga ura, në fakt janë rezultat i një projekti që ka synim ta bëjë urën më aerodinamike në kushtet e erërave të forta, diçka e domosdoshme për të ruajtur sigurinë e strukturës edhe për brezat e ardhshëm, tha për CNN një zëdhënës i distriktit. Pjesë e projektit është edhe zëvendësimi i parmakëve me disa parete vertikale, në mënyrë që përtej saj të kalojnë sa më shumë rryma ajri.

Ray Ryan, i cili jeton në San Francisko prej vitit 1990, tha për CNN se ai e vuri re për herë të parë këtë zhurmë “të frikshme, por edhe të bukur”, ditën e premte. Sipas tij, tingujt ngjasojnë me ato të një treni apo një organoje./a2/