Haziri ngushëllon familjen Halili
BKT
Kosovë

Haziri ngushëllon familjen Halili

Me rastin e ndarjes nga jeta të gazetarit dhe shkrimtarit të njohur shqiptar nga Kosova Lindore, Llukman Halili, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Halili.

 Në telegram, thuhet:

 

“E nderuara familje Halili,

 

Me pikëllim e mora lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit shumëvjeçar dhe shkrimtarit të njohur me prejardhje nga Kosova Lindore, Llukman Halili

 

Ai do të kujtohet përgjithmonë për kontributin e tij të madh në fushën e gazetarisë, publicistikës e letërsisë.

 

Ju lutem, familje Halili, pranoni ngushëllimet më të sinqerta ju, shokët, miqtë e farefisi. Zoti ua lehtësoftë dhembjen”, thuhet në telegram.

 


MË SHUME NGA Kosovë