Një i prekur me COVID – 19 në QKMF-në e Kaçanikut, izolohen kontaktet
BKT
Kosovë

Një i prekur me COVID – 19 në QKMF-në e Kaçanikut, izolohen kontaktet

Nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Kaçanik, drejtori Sinan Zeneli ka bërë të ditur se është konfirmuar një rast pozitiv me koronavirus në këtë qytet.

Në një njoftim për media, nga QKMF,,Dëshmoret e Lirisë”- Kaçanik kanë bërë të ditur se të gjithë ata që kanë pasur kontakt me këtë person janë vetëizoluar.

“Qytetarë të nderuar të Komunës së Kaçanikut,sapo kemi marrë informacionin zyrtar se e kemi 1 rast të konfirmuar me Covid-19 pozitiv!Të gjithë ata, që kanë pasë kontakt me rastin në fjalë tashmë janë vetëizoluar! Ne duhet të vazhdojmë t’i respektojmë masat e ndërmarra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë ,sepse kjo është mënyra e vetme për ta ndaluar përhapjen e Covid-19”, ka thënë Zeneli.


MË SHUME NGA Kosovë