Limaj: I kobshëm lajmi për vdekjen tragjike te Albert Krasniqit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, e ka quajtur të kobshëm lajmin për vdekjen e Albert Krasniqit.
Limaj përmes një statusi në Facebook ka thënë se është thellë i prekur me humbjen e jetës në mënyrë tragjike të aktivistit të përkushtuar të Nismës.
Ai ka thënë se Krasniqi do të mbetet përherë në kujtesën e tyre.
Ky është statusi i tij i plotë:
Lajm i kobshëm vdekja tragjike e të riut nga Tërpeza e Malishevës, Albert Krasniqi.
I prekur thellë me humbjen e jetës në mënyre tragjike të bashkëvendësit tim, aktivistit të përkushtuar të Nismës Albert Krasniqi.
Ikja e hershme e Albertit ka lënë boshllëk të madh tek ne. Albertin e kam takuar disa orë para aksidentit në selinë e Nismës Socialdemokrate si gjithnjë energjik dhe i gatshëm për sfida të reja.
Do të mbetet përherë në kujtesën tonë si djalë i edukuar dhe i përgatitur profesionalisht, por mbi të gjitha si një djalë me vlera të larta njerëzore.
Ndajmë dhimbjen me familjen Krasniqi për humbjen e djalit të tyre. Ngushëllimet më të sinqerta të gjithë atyre që e kanë njohur Albertin!
U prehsh në paqe, Albert!























