21:34 / 20.06.2020
Gjendet gruaja e humbur në Prishtinë
Familjarë të gruas së humbur që nga dita e djeshme pas orës 14.00 në Kodrën e Diellit, kanë njoftuar Rtv 21 se e kanë gjetur sonte në ambientet e malit Zllatar në periferi të Prishtinës, Flora Dujaka, e cila vuante nga mungesa e të orinetuarit.
Sipas të të afërmve të saj, ishte në gjendje stabile shëndetësore dhe shpresojnë se nuk do të ketë përkeqësim tjetër. Ata me ketë rast falënderojnë pjesëtarët e Policisë së Kosovës në Prishtinë për kujdesin dhe angazhimin, pastaj të qytetarëve si dhe mjeteve të informimit.























