18:56 / 21.06.2020
Mbyllet një çerdhe në Istog, familjari i punëtores del pozitv me COVID-19
75 raste u konfirmuan dje me koronavirus në gjithë Kosovën. Nga këto raste, tri prej tyre ishin në komunën e Istogut.
Por është pikërisht, Drejtoresha Fatmire Rugova e Institucionit Parashkollor ‘Gëzimi Ynë’ që ka bërë të ditur se njëri nga të infektuarit është familjar i një prej punëtorëve të këtij institucioni.
Ajo gjithashtu theksoi se me rekomandim të Shtabit Emergjent Komunal , çerdhja ‘Gëzimi Ynë’ do të mbyllet përkohësisht derisa të dalin rezultatet e kësaj punëtoreje, transmeton Indeksonline.























