08:59 / 23.06.2020
Vazhdon asfaltimi i rrugëve në Komunën e Kaçanikut
Në Komunën e Kaçanikut po vazhdon rregullimi i infrastrukturës rrugore. Tashmë janë asfaltuar edhe rrugët "Adem Dullovi" në lagjen Vataj në Dubravë si dhe asfaltimi i rrugës “ Remzi Zharku”- Dushkajë.
Projekti i parë është realizuar në kuadër të Memorandumit të bashkëpunimit
me ministrinë e Infrastrukturës, ndërsa projekti i dytë është realizuar në kuadër të kontratës për mirëmbajtjen e rrugëve lokale.
Nga afër projektet u vizituan edhe nga Kryetari Besim Ilazi me bashkëpunëtorë komunal. Kryetari Ilazi tha se në mesin e prioriteteve komunale është edhe asfaltimi dhe rregullimi i rrugëve në mbarë territorin e konunës sonë me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për të jetuar.























