Britani, zbulim i madh arkeologjik pranë “Stonehenge”
Sharr Travel

Britani, zbulim i madh arkeologjik pranë “Stonehenge”

Një zbulim i madh historik në Britaninë e Madhe. Arkeologët në Durrington, në jug të Anglisë, evidentuan më shumë se 20 gurë prehistorikë të vendosur në një formë të veçantë. Monumenti u gjet jo shumë larg nga “Stonehenge”.

Kërkuesit besojnë se objektet i përkasin periudhës neolitike dhe se janë ndërtuar rreth 5 mijë vite më parë.  

Gjithashtu mendojnë se monumenti me diametër 10 metra dhe me thellësi 5 metra, ka shërbyer si vijë kufitare për një zonë të shenjtë ose si një seli analoge e “Stonehenge”.