Një verë në “izolim” për 3,3 milionë euro në javë
Sharr Travel

Një verë në “izolim” për 3,3 milionë euro në javë

Miliarderët që duan të kalojnë verën të izoluar nga pjesa tjetër e njerëzve, për të shmangur rrezikun e infektimit me koronavirus, tani kanë një opsion tepër luksoz, e gjithashtu super të shtrenjtë.

Jahti i quajtur “Dhelpra fluturuese” ka një pishinë gjigante, dhomat dhe restorantet e një hoteli me 5 yje, parkim për helikopterin dhe nëndetësen dhe një spital të tijin, për të mos vuajtur në asnjë moment nga mungesa e kujdesit shëndetësor.

Anija është 137 metra e gjatë dhe në të mund të qëndrojnë deri në 34 të ftuar, si edhe 54 vetë, personel që nevojitet për ta mbajtur në punë.

Jahti i ndërtuar në Gjermani ka një vlerë pre 554 milionë eurosh, por gjatë muajve të verës jepet me qira për 3 milionë euro në javë, ose gati 20 mijë euro në orë.