Fillon konservimi i shtëpisë ku kishte ndodhur masakra e Poklekut
BKT
Kosovë

Fillon konservimi i shtëpisë ku kishte ndodhur masakra e Poklekut

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, drejtori i Agjencionit për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës, Bislim Zogaj, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ferat Shala, familjarë e qytetarë, kanë marr pjesë në fillimin e punimeve për konservimin dhe restaurimin e shtëpisë së Fadil Muqollit ku kishte ndodhur masakra e Poklekut, ku ishin vrarë e djegur 53 shqiptarë civil, ndër ta 23 fëmijë.

Më këtë rast, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, tha se sot po inaugurojmë fillimin e punimeve të një vendi shumë të rëndësishëm, ku 21 vite më parë ka ndodhur masakra më e tmerrshme, që ishin vrarë e djegur 53 vetë, në mesin e tyre 23 fëmijë, nga mosha 6 muajshe deri në 17 vjet.

“Kam pasur fatin që menjëherë pas luftës ta sjelli në këtë vend, kryeadministratorin e parë, Bernard Kushner, për të parë këtë masakër dhe eshtrat e mbetjeve të djegur. Rregullimi i kësaj shtëpie, do shërbejë gjeneratave të ardhshme për të parë së forcat serbe kanë kryer krime në Kosovë. Po mundohen të kriminalizojnë luftën e pastër të Ushtrisë Çlirimtare që ishte në mbrojtje të vendit, por nuk do të munden, sepse sikur kjo shtëpi dhe shumë vende të tjera janë dëshmitë më të freskëta se forcat serbe kanë kryer krime në Kosovë. UÇK-ja dhe udhëheqësit e saj, na kanë treguar dhe edukuar se si me e zhvillu luftën e pastër për çlirim”, ka thënë Lladrovci.

Drejtori i AMKMK-së, Bislim Zogaj, tha se në këtë vend ka ndodhur masakra me e tmerrshme, ku në këtë shtëpi janë vrarë e pastaj janë djegur 53 anëtar të familjes Muqolli dhe mysafirë.

“Kam pasur fatin që menjëherë pas luftës ta sjelli në këtë vend, kryeadministratorin e parë, Bernard Kushner, për të parë këtë masakër dhe eshtrat e mbetjeve të djegur. Rregullimi i kësaj shtëpie, do shërbejë gjeneratave të ardhshme për të parë së forcat serbe kanë kryer krime në Kosovë. Po mundohen të kriminalizojnë luftën e pastër të Ushtrisë Çlirimtare që ishte në mbrojtje të vendit, por nuk do të munden, sepse sikur kjo shtëpi dhe shumë vende të tjera janë dëshmitë më të freskëta se forcat serbe kanë kryer krime në Kosovë. UÇK-ja dhe udhëheqësit e saj, na kanë treguar dhe edukuar se si me e zhvillu luftën e pastër për çlirim”, ka thënë Lladrovci.

Drejtori i AMKMK-së, Bislim Zogaj, tha se në këtë vend ka ndodhur masakra me e tmerrshme, ku në këtë shtëpi janë vrarë e pastaj janë djegur 53 anëtar të familjes Muqolli dhe mysafirë./express/


MË SHUME NGA Kosovë