Në Spitalin e Ferizajt, gjashtë dhoma të dedikuara për pacient me Covid-19

Në Spitalin e Ferizajt, gjashtë dhoma të dedikuara për pacient me Covid-19

Me rekomandim të IKSHPK-së tashmë edhe spitalet regjionale në Kosovë po trajtojnë pacientë me COVID-19.

Një gjë të tillë po e bën edhe Spitali i Përgjithshëm në Ferizaj, pavarësisht se ka kapacitete të limituara.

Drejtori Spitalit të Ferizajt Jeton Zeqiri thotë për RTV Dukagjinin se për shkak të hapësirës së kufizuar do të trajtohen vetëm rastet e lehta.

“Kemi adaptuar një repart me gjashtë dhoma ku hospitalizojmë raste të dyshuara me COVID-19. Pas testimit ata që rezultojnë pozitiv i trajtojmë apo i lëshojmë në shtëpi për vet izolim, ndërsa rastet më të komplikuara i dërgojmë në Klinikën Infektive në QKUK”, tha ai.

Zeqiri tregon edhe për numrin e rasteve me coronavirus që tashmë janë shtrirë në QKUK.

“Dje kemi hospitalizuar gjashtë raste, ku pesë prej tyre pas marrjes së terapisë në bazë të protokollit janë dërguar në izolim. Sot janë hospitalizuara edhe tri raste dhe me to po merret ekipa kujdestare vetëm për trajtimin e COVID-19”.

Drejtori Spitalit të Ferizajt thotë se kanë edhe një opsion tjetër nëse shtohen rastet, ku një objekt i IKSHP-së në këtë komunë është ende i papërdorur


MË SHUME NGA Nacionale