Pishina “Gërmia” rifillon punën, nuk ka interesim të qytetarëve
Sharr Travel

Pishina “Gërmia” rifillon punën, nuk ka interesim të qytetarëve

Pishina e Germisë nga sot ka hapur dyert për pushuesit. Të njëjtit kanë bërë të gjitha përgatitjet dhe po respektojnë rekomandimet e IKSHP-së.

Derisa nga menaxhmenti po kërkohet që nga pushuesit të ketë distancë sot nuk u pa të ketë shumë qytetarë.

Pishina e Gërmisë hap dyert qytetarët, kërkohet distancë mes të pranishmëve.

Në hyrje është vendosur shiriti për mbajtje të distancës, po ashtu afër janë vendosur edhe dezinfektuesit.

Distancë prej 2 metra pati edhe mes çadrave, siç ka kërkuar IKSHPK edhe stafi ishte pajisur me mjete mbrojtëse ndaj virusit.

Në ora 10:00 të mëngjesit, pishina ‘’ Gërmia’’ hapi dyert për qytetarët, me një muaj vonesë.

Liridon Llapashtica që është kryeshef i ndërmarrjes “SportMarketin”, tha se kanë angazhuar staf shtesë për tu përkujdesur për shëndetin e qytetarëve.

E me hapjen e dyerve, filluan te vijnë edhe qytetarët.

Këta të fundit, madje mezi pritën të freskohen në këtë pishine. Vehbi Beka, thotë se ka kohë që po e pret këtë moment, transmeton gazeta express.

Edhe Aldin Ijlazi thotë se për shkak të pandemisë ka kohë të gjatë që nuk ka pushuar.
Andaj hapja e pishinës sipas tij është veprim i duhur.

Numri i qytetarëve nuk ishte në masë të madhe, andaj, edhe shpërtimtarët nuk patën shumë angazhim.

Megjithatë ata u shprehën se janë të gëzuar që iu kthyen punës. Në gjendje gatishmërie aty ishte dhe stafi mjekësor.

Pishina ishte parashikuar të hapej me 1 Korrik, por për shkak të vendimeve të Qeverisë, stafi i kësaj pishine kishte vendosur që të presin deri këtë të enjte të enjten.


MË SHUME NGA Nacionale