Është ndaluar muzika live në ahengje, restorante e kafiteri
Sharr Travel

Është ndaluar muzika live në ahengje, restorante e kafiteri

Komiteti i Emergjencave për menaxhimin e pandemisë kundër përhapjes së infeksionit, sot ka mbajtur takimin e rregullt, në selinë e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, ku ka vlerësuar gjendjen në 24 orët e fundit pas takimit të mbrëmshëm dhe bënë thirrje për kujdes maksimal.

“Në bazë të shënimeve zyrtare të Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik, në Gjilan kanë qenë të infektuar gjitsej 182 persona, prej tyre janë shëruar plotësisht 129 raste, 48 janë ende aktive por nën kujdes të vazhdueshëm dhe për fat të keq kemi 4 raste të vdekjes, ka deklaruar pas këtij takimi kryetari Haziri.

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka konfirmuar se njëri nga të infektuarit, mbrëmë vonë është bartur në Qendrën Klinike Infektive në Prishtinë për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore dhe trajtimi vazhdon atje, ndërsa pesë pacient presin sot në Klinikën Infektive në Gjilan për testim, sipas rregullave të reja të vendosura”, thuhet në njoftimin për media.

Haziri ka njoftuar se pritet të bëhen edhe 48 testime, sipas simptomave që janë raste ambulantive dhe besojmë që në këto dy ditë IKShP do të pasqyron gjendjen reale të infeksionit në Gjilan, derisa ka apeluar për kujdes dhe ka konfirmuar se nuk lejohet organizim i ahengjeve, muzikës live dhe organizimeve të tjera në restorante, kafiteri apo të ngjashme.

“Policia e Shtetit ka marrë vendim dhe do të ndërhyjë së bashku me Inspektorët e Komunal në tërë territorin e Komunës së Gjilanit. Kërkoj mirëkuptimin e të gjithë atyre që kanë planifikuar organizim gjatë vikendit, por nuk është i mundur të lejohet organizimi i mbrëmjeve muzikore dhe i ahengjeve të cilat kanë më shumë se 50 persona”, ka njoftuar Haziri.