Gashi uron popullin amerikan në Ditën e Pavarësisë
Sharr Travel

Gashi uron popullin amerikan në Ditën e Pavarësisë

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, me rastin e 4 Korrikut- Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, ka uruar popullin amerikan, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë luajtur rol vendimtar në realizimin e ëndrrës sonë shekullore për liri e pavarësi dhe se ne jemi gjithmonë mirënjohës për ndihmën dhe mbështetjen e pazavëndësushme të ofruar në kohën e luftës por edhe në paqe.

Shkrimi i plotë i Kryetarit Gashi:

“Sot, shteti mik i Kosovës feston 244 vjetorin e pavaresisë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë luajtur rol vendimtar në realizimin e ëndrrës sonë shekullore për liri e pavarësi.Ne jemi gjithmonë mirënjohës për ndihmën dhe mbështetjen e pazavëndësushme të ofruar në kohën e luftës por edhe në paqe.

Amerika dhe populli i saj mbetet aleatja dhe partneri ynë i përhershëm në orientimin tonë euro-atlantik. Për të gjithë miqtë tanë amerikanë: Gëzuar 4 Korrikun! Zoti e bekoftë Amerikën! Zoti e bekoftë Kosovën!