​Në 24 orët e fundit dy vushtrrias vdiqën nga Covid-19, Tahiri ka një apel
Sharr Travel

​Në 24 orët e fundit dy vushtrrias vdiqën nga Covid-19, Tahiri ka një apel

Në 24 orët e fundit dy persona nga Vushtrria kanë vdekur si pasojë e pandemisë Covid-19.

Një grua vdiq dje, ndërsa një 60 vjeçar vdiq sot. Gruaja është nënë e dëshmorit.

Këto informata i ka bërë të ditura kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, i cili ka apeluar te qytetarët që të marrin seriozisht virusin dhe t’i bartin maskat.

Ky është postimi i tij i plotë në Facebook:

Të dashur qytetarë të Vushtrrisë,

Dy bashkëqytetarë tanë kanë vdekur 24 orët e fundit si pasojë e Covid-19.

Bashkëqytetarja që dje ndërroi jetë ishte nënë e dëshmorit, e sot ka ndërruar jetë një 60 vjeçar.

Familjeve ju shprehim ngushëllime të sinqerta.

Shtabi Emergjent Komunal po asiston familjet në kryerjen e ritit të varrimit.

Që nga fillimi i pandemisë, ky 24 orësh është më tragjiku sa i përket humbjes së jetës së njerëzve.

Prandaj merreni seriozisht virusin, barteni maskën sepse sot ky gjest i thjesht shpëton jetë.