KRU “Gjakova” njofton konsumatorët për lidhje të reja
Sharr Travel

KRU “Gjakova” njofton konsumatorët për lidhje të reja

Kompania Rajonale e Ujësjellësit, “Gjakova”, ka treguar konsumatorëve të saj sesi mund të bëjnë aplikimin e tyre për lidhje të reja.

Përmes një komunikate për medie KRU “Gjakova”, ka treguar procedurat për regjistrim në bazë të rregulloreve në fuqi në mënyrë që lidhja e tyre të jetë e rregullt, në të kundërtën, thonë se lidhje e paautorizuar, në rrjetin e ujësjellësit KRU “Gjakova”, përbën vepër penale,

 Komunikata e plotë e KRU “Gjakova”

Duke u bazuar në rregulloren me nr. 10/2019 të Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit në Kosovë, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” Sh.a me seli në Gjakovë njofton konsumatorët e sajë për mënyrën e  Procedurave dhe aplikimin e tyre për lidhet e reja.

Të nderuar qytetar, të respektuar konsumatorë, ky njoftim ju referohet kërkesave për lidhje të reja ku KRU “Gjakova” si ofrues i shërbimeve,ju njofton me procedurat për regjistrim në bazë të rregulloreve në fuqi në mënyrë që lidhja juaj të jetë e rregullt.

Në të kundërtën çdo ndërhyrje – lidhje e paautorizuar, në rrjetin e ujësjellësit KRU “Gjakova”, përbën vepër penale, e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Andaj ju apelojmë që të paraqiteni në zyrat e kompanisë dhe të bëni aplikimin për lidhje të reja bazuar në Rregulloren Nr.102019 për Standardet Minimale të Shërbimeve të Ujit në Kosovë, Neni 19.

                                                      Neni 19

                               Instalimi i lidhjes në shërbime

1. Pasi të jetë aprovuar aplikacioni për shërbime dhe të jenë kryer pagesat nga aplikuesi sipas procedurave në fuqi, ofruesi i shërbimeve do të kryej instalimin e lidhjes së shërbimeve brenda njëzet (20) ditëve të punës. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë ofruesi i shërbimeve duhet të informojë aplikuesin me shkrim për arsyet e shtyerjes së instalimit të lidhjes.

2. Instalimi i lidhjes së shërbimeve (gypit të lidhjes dhe ujëmatësit) bëhet nga ofruesi i shërbimeve. Në rast se punët e lidhjes kryhen nga kontraktori i pavarur, një gjë e tillë duhet të bëhet nën mbikëqyrjen dhe pranimin teknik nga ofruesi i shërbimeve.

3. Të gjitha shpenzimet për ekzekutimin vendosjes së gypit të lidhjes (punët tokësore, materiali, punimet ujëinstaluese) duhet të paguhen nga aplikuesi në bazë të tarifës në fuqi e cila është e aprovuar nga Autoriteti.

4. Përcaktimi i pikës së lidhjes në rrjetin e ujësjellësit dhe në rrjetin e kanalizimit si dhe përcaktimi i diametrit të gypit të lidhjes dhe të ujëmatësit bëhet nga ofruesi i shërbimeve.

-Ekipa?

Për çdo informacion shtesë mund të drejtoheni në zyret tona për Shërbime me Konsumatorë, e njejta vlen për gjithë zonën tonë operative, Gjakovë, Rahovec dhe Prizren.


MË SHUME NGA Nacionale