Ramosaj me mesazh për qytetarët e Deçanit
Sharr Travel

Ramosaj me mesazh për qytetarët e Deçanit

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se në gjendjen në të cilën po kalojmë për shkak të pandemisë Covid-19, duhet ndihma e gjithë qytetarëve të kësaj komune, duke reduktuar lëvizjet dhe takimet panevojshme.

“Është shumë e domosdoshme të sillemi me ndërgjegjie të lartë qytetare. E kemi kaluar me sukses deri tani. Në rastë që ne së bashku sillemi konform rregullave do e kalojmë së shpejti edhe këtë fazë të Pandemisë”, ka shkruar kryetari Ramosaj.

 


MË SHUME NGA Nacionale