Kufizimi i lëvizjes po respektohet maksimalisht në Ferizaj
Sharr Travel

Kufizimi i lëvizjes po respektohet maksimalisht në Ferizaj

Me të marrë vendimin Qeveria e Kosovës, me ç`rast nga katër komuna, edhe në Ferizaj mori vendim që të kufizohet qarkullimi i qytetarëve si dhe të mbyllet gastronomia pas orës 21:00, Inspektorati i Komunës bashkë me Policinë e Kosovës në Ferizaj nisën sot aksionin për kontrollin e shtuar në zbatim të këtij vendimi.

Nga raportimet në terren thuhet se masat e reja antiCOVID-19 po zbatohen në përpikëri nga qytetarët, njofton Komuna e Ferizajt. 

Inspektorët do të jenë gjatë gjithë kohës në terren në zbatim të këtij vendimi, shoqëruar edhe nga Policia e Kosovës, që të garantohet respektimi i kësaj mase në mbrojtje të shëndetit publik gjatë pandemisë COVID-19.


MË SHUME NGA Nacionale