KRU “Prishtina” e Komuna e Fushë Kosovës,bashkërendojnë projektet investive
Sharr Travel

KRU “Prishtina” e Komuna e Fushë Kosovës,bashkërendojnë projektet investive

Në vazhdën e takimeve zyrtare në zonën e shërbimit, udhëheqësit e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” në përbërje të UD i kryeshefit ekzekutiv Sokol Xhafa, gjatë ditës së sotme u takua me kryetarin e Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha me bashkëpunëtorë.

Sipas komunikatws sw lwshuar nga “KRU Prishtina”, përgjatë këtij takimi u diskutuan shumë plane konkrete dhe të përbashkëta zhvillimore, si projekti i Impiantit të trajtimit të ujërave të zeza për Prishtinë dhe Fushë Kosovë, projekte konkrete për furnizimin me ujë të pijshëm për fshatin Sllatinë, Bardh i Madh dhe Grabovc.

Poashtu sipas komunikatës, u diskutua rreth inspektimit të përbashkët ndërinstitucional në identifikimin dhe kontrollimin e kyçjeve ilegale në terren.