Situata me Covid-19 në Pejë: Drejtori i Shëndetësisë jep detaje
Sharr Travel

Situata me Covid-19 në Pejë: Drejtori i Shëndetësisë jep detaje

Gjatë ditës së djeshme, Peja ishte në mesin e komunave me më së shumti raste të reja me koronavirus.

Drejtori i Shëndetësisë në Pejë, Petrit Loci ka thënë për Gazetën Sinjali se mbrëmë kanë rezultuar 13 raste të reja me koronavirus duke çuar numrin në rreth 70 raste aktive.

Loci ka thënë se tre persona të infektuar me koronavirus janë duke u trajtuar në Infektivë.

“Raste aktive i kemi afërsisht 70  në Komunën e Pejës. Mbrëmë kemi pas 13 raste të reja dhe 5 persona të shëruar. Për momentin janë tre perona të shtrirë në Klinikën Infektive. Në 10 ditshin e fundit janë rrit rastet e vdekjeve”, ka thënë Petrit Loci për Gazetën Sinjali.

Në javët e fundit numri i personave të prekur dhe vdekje-ve nga koronavirusi është rritur dukshëm në Kosovë.


MË SHUME NGA Nacionale